Aktualitet

Shpërthen koronavirusi në Berat/ 1 mësues dhe 4 nxënës në disa shkolla dalin pozitivë. Preken nga Covid-19 edhe punonjës

20 Tetor 2020, 06:34 Nga DOSJA
Shpërthen koronavirusi në Berat/ 1 mësues dhe 4 nxënës

BERAT- Janë regjistraur sërish raste të reja me kornavirus në shkollat e Beratit. Së fundmi burime për Dosja.al bëjnë me dije se se 2 nxënëse dhe një mësuese në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, një nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Lapardha janë infektuar me sëmudjen vdekjeprurëse.

Rastet e konfirmuara “pozitive” në këto shkolla rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme që janë konfirmuar më herët të infektuar brenda këtyre shkollave. Po ashtu mësohet se koronavirusi ka hyrë edhe në Gjykatë ku pas konfirmimit me koronavirus të një punonjëseje, është infektuar edhe  një sekretare e kësaj gjykate. Po ashtu pozitive ka ka rezultuar edhe një punonjës në zyrat e OSHEE-së dhe një punonjëse e administratës së Postës Shqiptare janë konfirmuar sot “pozitiv” me Covid-19.  Burime bëjnë me dije se këto institucione janë dizefektuar.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë 17, 350 janë infektuar me koronavirus persona dhe kanë humbur jetën 454 të tjerë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll