Aktualitet

Nis shembja e 20 objekteve në Unazën e Madhe/ IKMT: Ndërtesat janë 2 deri 4 kate, aksioni po vijon i qetë

20 Tetor 2020, 06:48 Nga DOSJA
Nis shembja e 20 objekteve në Unazën e Madhe/ IKMT: Ndërtesat

TIRANË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se ka nisur procesi i shembjes së 20 ndërtesave në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas IKMT-së objektet janë të madhësisë nga 2 deri në 4 kate dhe janë shpronësuar. Deri më tani situata është e qetë.

Njoftimi: 

IKMT prish 20 objekte në gjurmën e Unazës së Madhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti III (Astir). Objektet janë të madhësive nga dy deri në katër kate, me funksione të ndryshme. Një pjesë e tyre janë shpronësuar sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa një pjesë janë skualifikuar. Deri tani, aksioni i IKMT ka vijuar i qetë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt shembja e banesave në astir ikmt shembja e banesave në astir

Sondazh

Poll