Politike

19 Tetor 2020, 11:27 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot qëndrimin e kryeministrit Edi Rama sa i takon grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit. Gjatë konferencës për mediet Basha theksoi se naftëtarët nuk janë terroristë që mos të pranojë Rama që të dialogojë. Ai i bëri thirrje Ramës që t’i verë gishtin kokës, pasi çdo jetë e humbur është përgjegjësia e tij.

“Kjo e naftëtarëve është e tmerrshme. Nuk mund të negociosh me terroristët, por jo me naftëtarët, kanë rrogat pa marrë. Ai ka dhënë premtimin me Skype apo Zoom, për 16 rroga të pamarra, ka thënë që  do të vij shumë shpejt aty dhe do ta zgjidh”. Tani thotë që nuk negocioj. Tani je ti përgjegjësi për këtë. Ndaj t’i verë gishtin kokën se për çdo jetë aty, përgjegjës është Edi Rama. Në këtë rrethanë, ku është i përfshirë në të gjitha aferat, është dyfish përgjegjës e 3 fish përgjegjës.”, u shpreh Basha.

Kjo deklaratë e Bashës u bë gjatë prezantimit të platformës anti-oligarki dhe anti-korrupsion në selinë blu. Basha tha se kur të vijë në pushtet do të miratojë ligjin anti-mafia dhe do të dënohet çdo oligark. Sipas kryedemokratit kapja dhe dënimi i oligarkëve do të kalojë në 3 procese: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme me hetime, e më pas dosja do të kalojë në Gjykatën e Posaçme. Ai theksoi se askush nuk i shpëton ligjit anti-mafia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha konferencë 19 tetor 2020 basha konferencë 19 tetor 2020

Sondazh

Poll