Politike

“Nuk kishte shpëtim as për Eskobarin/ Basha i prerë: Oligarkët do të kthejnë paratë, le t’i çojnë edhe në Hong Kon

19 Tetor 2020, 11:23 Nga DOSJA
“Nuk kishte shpëtim as për Eskobarin/ Basha i prerë:

TIRANË- Lulzim Basha u shpreh i prerë gjatë konferencës së sotme në selinë blu për goditjen e oligarkisë. Ai theksoi se oligarkët do të kthejnë paratë mbrapsh dhe ato u jepen qytetarëve.


Kudo që t’i kenë paratë në Maltë, Hong Kong, apo kudo, nuk do të ketë shpëtim për ta. Puna ka nisur, ata nuk kanë shpëtim. Nuk kishte shpëtim as Ekobari. Paratë do i kthejnë dhe nuk do i gëzojnë. Ne kemi një draftligj anti-mafia dhe po bashkëpunojmë me agjencitë më të mira në botë. Për ta nuk do të ketë shpëtim. Unë pres dhe kam bindjen se shqiptarët do të votojnë masivisht për këtë shtet. Prandaj jam i bindur me mandatet që do të marrin, do të votojmë të parin këtë ligj.”, u shpreh Basha.

Kjo deklaratë e Bashës u bë gjatë prezantimit të platformës anti-oligarki dhe anti-korrupsion në selinë blu. Basha tha se kur të vijë në pushtet do të miratojë ligjin anti-mafia dhe do të dënohet çdo oligark. Sipas kryedemokratit kapja dhe dënimi i oligarkëve do të kalojë në 3 procese: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme me hetime, e më pas dosja do të kalojë në Gjykatën e Posaçme. Ai theksoi se askush nuk i shpëton ligjit anti-mafia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha konferencë 19 tetor 2020 basha konferencë 19 tetor 2020

Sondazh

Poll