Politike

“Ju paguan ndonjë çik ky?”/ Rama ndalet në Fushë Krujë, i kërkon biznesmenit tu rrisë rrogat punonjëseve, batuta e k

19 Tetor 2020, 11:01 Nga DOSJA
“Ju paguan ndonjë çik ky?”/ Rama ndalet në

FUSHË KRUJË– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fushë Krujë, ku zhvilloi një vizitë në një pikë grumbullimi të fruta-perimeve në Fushë-Krujë. Përmes një videoje të publikuar në faqen e profilit të tij në Facebook, Rama raportoi edhe takimin e zhvilluar me punonjësit dhe pronarin e kësaj kompanie, Edvis Ziza, i cili ka ngritur një biznes me ndihmën e AZHBR-së, nëpërmjet Programit IPARD II.

Gjatë bisedës, kryeministri është ndalur edhe tek pagat e punonjësve, të cilat i ka kërkuar Zizës, që t’ua rrisë. Rama i pyeti edhe vetë punonjëset nëse i paguante mirë biznesmeni për punën që bënin, dhe vajzat thanë se ishin të kënaqura. Në fund të bisedës, Rama i gjuajti me dorën tek barku pronarit të kompanisë dhe i kërkoi që ta ulte ndopak dhe të dobësohej.


Pjesë nga biseda

Rama-grave me arka me mollë: Puna mbarë…Ju paguan mirë ky mo??

Punonjëset: Po shumë mire, shumë mirë…

Biznesmeni: 350 mijë lekë ua kam lënë

Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të shtohet puna, pot ë rritet niveli, por të rriten investimet.

Biznesmeni: Patjetër që po. Ju faleminderit juve për ndihmën.

Rama: Shyqyr që po shtohen ata që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. Ti e ke për tregun vendas?

Biznesmeni: Po, për tregun vendas, Shqipëria eksporton mollë dhe s;kemi pse përzihemi

Rama: Ndihma jonë është e rëndësishme. Shyqyr që ka njerëz si ti që ka vullnet dhe dëshirë për të punuar. Në Shqipëri punohet…

Biznesmeni: Po, po sigurisht…

Rama: Të uroj shumë shëndet, ule pak këtë (barkun), të përshëndes…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edvis ziza rama ne fushe kruje edi rama edvis ziza rama ne fushe kruje

Sondazh

Poll