Politike

”Ka pasur përplasje mes jush dhe Komsionit për përzgjedhjen e kandidatëve?” Basha: Jo, shqiptarët do të përfaqësohen

19 Tetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
”Ka pasur përplasje mes jush dhe Komsionit për përzgjedhjen

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes për emrat e kandidatëve për deputetë që u skualifikuan. Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se ky proces është  transparent dhe para shqiptarëve do të prezantohen njerëz me integritet të lartë.  Ai theksoi më tej se në asnjë moment nuk ka pasur një përplasje mes tij dhe Komsionit për përzgjedhjen e kandidatëve.

Biseda: 

Gazetarja: Emrat që janë skualifikuar?

Basha: Sot u garantoj për parimet transparencës, shqiptarët do të kenë njerëz me integritet të lartë, njerëz që do ju shërbejnë njerëzve në këtë kohë krize.

Gazetarja: A ka pasur përpasje mes jush dhe Komisionit?

 Basha: Nuk ka përplasje mes meje dhe Komisionit.

Kjo deklaratë e Bashës u bë gjatë prezantimit të platformës anti-oligarki dhe anti-korrupsion në selinë blu. Basha tha se kur të vijë në pushtet do të miratojë ligjin anti-mafia dhe do të dënohet çdo oligark. Sipas kryedemokratit kapja dhe dënimi i oligarkëve do të kalojë në 3 procese: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme me hetime, e më pas dosja do të kalojë në Gjykatën e Posaçme. Ai theksoi se askush nuk i shpëton ligjit anti-mafia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha konferencë 19 tetor 2020 basha konferencë 19 tetor 2020

Sondazh

Poll