Politike

“Fli gjumë Lul”/ Basha i kthehet Ramës: Gjuhë rrugaçërore, merr viza para se të dalë të flasë, shmang debatin e vë

19 Tetor 2020, 06:29 Nga DOSJA
“Fli gjumë Lul”/ Basha i kthehet Ramës: Gjuhë

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryedemokrati Lulzim Basha teksa ishte i ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit” në Abc News komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh në “Opinion” se Basha vetëm fle gjumë.

Basha tha se Rama flet me një gjuhë rrugaçore dhe se i shamnget debatit të vërtetë. Ai e sulmoi më tej kryeministrin, pasi tha se para se të dalë në publik merr “viza”.

Unë nuk mendoj kështu. Ai tregon që është intimiduar. Ai refuzoi dhe aksesin tim mediatik. Ai tregoi që është frikacak. Do ua them edhe njëherë që prej 7 vitesh vetëm gënjen shqiptarët. Ajo që pashë ditën e enjte është që kemi të bëjmë me një frikacak, është i frikësuar, nuk më intimidon dot. Për këta punë është të vjedhësh, kush nuk vjedh sipas tyre fle gjumë. Ai shmang nga shqiptarët debatin e vërtetë. Gjuha rrugaçrore tregon se ai nuk ka një përgjigje për pyetjet e mia. Nuk përfshihet në debatin e vërtetë, dhe ia fut kodra pas bregut. Sesa viza merr njëri dhe sesa viza merr tjetër para se të dalë në publik, tregon se nuk përballon dot përballjen.”, u shpreh Basha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha lulzim basha në abc news edi rama lulzim basha lulzim basha në abc news

Sondazh

Poll