Aktualitet

Ergys Mërtiri: Sulmi i organizuar kundër Agron Tufës tregon se pinjollët e komunizmit ka frikë nga të vërtetat

18 Prill 2019, 05:45 Nga DOSJA
Ergys Mërtiri: Sulmi i organizuar kundër Agron Tufës tregon se

Tiranë– Sociologu Ergys Mërtiri  ka deklaruar së fundmi se sulmi i organizuar kundër Agron Tufës  tregon që strukturat e regjimit komunist  janë ende në këmbë.

“Pinjojtë e plehut që udhëhoqi këtë vend për 50 vjet, janë tërbuar se instituti që drejton Agroni, ka zbardhur disa të vërteta të frikshme të krimeve që komunistet i bënë gjatë luftës. Sipas tyre, e vërteta e luftës nuk duhet zbardhur dhe drejtuesit e saj, përfshi këtu edhe Enver Hoxhën, duhet t’i nderojmë si heronj.”, u shpreh ai.

Debati për Agron Tufën ka nisur  fillimisht në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti socialist Spartak Braho ka akuzuar pedagogun dhe shkrimtarin Agron Tufa, se po nxin historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Braho madje kërcënoi Tufën se do kërkojë shkarkimin e tij. Më tej  Agron Tufa, me anë të një postimi në rrjetet sociale publikoi  një dokument që tregonte se dënimin kapital të dhënë gjatë komunizmit nga Spartak Braho. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

Sulmi i organizuar kunder Agron Tufes, tregon qe strukturat e regjimit jane ende ne kembe, pa kurrfare pendese e turpi, te gatshem ti sherbejne trashegimise kriminale te partise, duke goditur “armikun” me mjetet me te ndyra.

Pinjojte e plehut qe udhehoqi kete vend per 50 vjet, jane terbuar se instituti qe drejton Agroni, ka zbardhur disa te verteta te frikshme te krimeve qe komunistet i bene gjate luftes. Sipas tyre, e verteta e luftes nuk duhet zbardhur dhe drejtuesit e saj, perfshi ketu edhe Enver Hoxhen, duhet ti nderojme si heronj.

E nisen me terror, masakra, eleminim te kundershtareve dhe po e vazhdojne me linçime publike, duke u bere bashke per te sulmuar kedo qe nuk ka moralin e tyre te felliqur dhe kane kurajen ti thone te vertetat mbi te kaluaren. Me vjen keq qe shume njerez e hane ende kete propagande dhe nuk iu peshtyjne ne surrat ketyre vemieve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa ergys mertiri spartak braho agron tufa ergys mertiri spartak braho

Sondazh

Poll