Aktualitet

Truprojat e Veliajt pengojnë gazetarin të kalojë dhe e denoncojnë në Polici, Artur Çani: Më lëvizën me forcë (VD)

17 Prill 2019, 17:40 Nga DOSJA
Truprojat e Veliajt pengojnë gazetarin të kalojë dhe e

TIRANË- Gazetari Artur Çani është ndalaur sot nga Policia teksa ai po vraponte në kodrat e liqenit Artificial. Sipas informacioneve të siguruara nga Dosja.al mësohet se tek vendi ku po kalonte gazetari, ka pasur një aktivitet Erion Veliaj dhe kjo ka qenë arsyeja e ndalimit të tij.

Dosja.al ka siguruar dhe video nga momente e debatit mes tij dhe  Policëve, të cilët kërkojnë ta shoqërojnë në rajon. Në një reagim për Dosja.al gazetari ka treguar të gjithë ngjarjen, dhe u shpreh se  ai ishte thjesht një kalimtar dhe është ndaluar pa asnjë arsye nga truprojat e Erion Veliajt.

Po bëja vrap nga liqeni kur te “Libraria” shoh Erion Velian shkova, nxora telefonin me ndaluan trurojat. Më levizën me forcë, unë i pyeta: Çfarë jeni truproja? Ata më pas thirrën Policinë e cila ma tha se kishte denoncim kundër meje dhe donin të më shoqërinin. Pastaj pas debateve më thanë që s’kanë denoncim”, u shpreh Çani për Dosja.al.

PJESË NGA DEBATI MES ÇANIT DHE POLICËVE

Çani: Hajde të më kap njëri aty?

Policja duke folur në telefon: Ishte një incident i vogël tek kryetari, e kapën dy civila i thamë a do bëni  kallëzim ata thanë jo.

Policja kthehet nga gazetari: O zotëri ka mundësi që të mos më filmo me telefon

Çani: Sa të dua.

Policja: Të lutem mos të dil para fytyrës.

Çani: Nuk dua, do të marr sa herë të dua unë.

***

Polici tjetër: Zotëri të lutem shumë ka mundësi ta heqësh atë?

Çani: Jo. Ma thuaj ku e ke të ndaluar.

Polici: Të lutem se do të shoqërojë në komisariat.

Çani: Në vend më shoqëro, por më thuaj pse?

Polici: Mos filmo se jam në krye të detyrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artur cani denoncimi ne polici truprojat e veliajt artur cani denoncimi ne polici truprojat e veliajt

Sondazh

Poll