Aktualitet

Stërvitje intensive me të gjithë efektivët në Gjirokastër, krerët e zjarrëfikëseve kërkojnë fonde: Kemi vetëm një a

17 Prill 2019, 19:44 Nga DOSJA
Stërvitje intensive me të gjithë efektivët në

GJIROKASTËR– Shërbimi i zjarrëfikëses ka organizuar një stërvitje intensive në Gjirokstër ditën e sotme. Dosja.al mëson se e gjithë kjo është bërë për një demonstrim force në raste fatkeqësis.

PMNZSH ka dislokuar të gjitha efektivët, nga të shtatë njësitë vendore në Qarkun e Gjirokastrës, për të marrë pjesë në të parën stërvitje të këtij lloji, në “Gropën e gëlqeres”, kufiri që ndan Lazaratin me fshatin Dervician.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë automjete zjarrëfikëse, autoambulanca, mjete të transportit, policia rrugore dhe ajo e rendit, teksa improvizuan me zjarre në kullota, aksident rrugor dhe djegien e një objekti.

Present në këtë stërvitje kanë qenë edhe drejtuesit më të lartë vendor si prefekti i Qarkut Astrit Aliaj, kryebashkiakja Zamira Rami dhe kreu i Qarkut Armand Hilaj dhe kreu i PMNZSH Gjirokastër Kujtim Bizhga.

Pavarësisht këtij demonstrimi të forcave të zjarrëfikëses në raste rreziku, Tepelena dhe Memaliaj mbeten problem pasi kanë vetëm një mjet zjarrëfikës që nuk përballon dot intensitetin e zjarreve apo ngjarjeve që ndodhin në këto zona.

Këtë gjë e kanë shprehur edhe krerët e zjarrëfikëseve në Gjirokastër dhe Memaliaj, teksa kërkuan që të krijohen fonde për blerjen e automjeteve të reja.

“Zjarrëfikësja është prodhim i vitit 1988. Kemi vetëm një zjarrëfikës dhe nuk kemi përballuar dot situatën në këtë rreth. Mbulojmë vetëm zjarret e vogla, kurse kur ka incidente masive, kërkojmë ndihmë nga rrethet e reja. Kemi kërkuar të kompletohemi me mjete të reja, por nuk ka fonde,”- u shpreh Velo Abazi, kreu i zjarrëfikëses në Tepelenë.

Ndërsa Shkëlqim Goxha, kreu i zjarrëfikëse në Memaliaj tha: Këtë vit Memaliaj ka patur disa vatra zjarresh, sidomos kur nuk kishin filluar reshjet e shiut. I këemi perballuar në bahskëpunim me Bashkinë. Por rasti më i vështirë ka qenë ai I djegies së nënstacionit elektrik. Kërkuam ndihmë nga Gjirokastra dhe morëm masa. Kemi një automjet zjarrfikëseje të viti 1993 dhe me atë kemi përballuar aq sa kemi mundësi.”

“Në bashkëpunim me strukturat vendore, stërvitja u realizua në rang qarku, ishin të gjithë efektivët dhe drejtuesit e qarqeve. Veprimet u kryhen në mënyrë mjaft reale, duke menduar situtën në verë,”– vijoi më tej Kujtim Dizhga, drejtori i PMNZSH.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand hilaj gjirokaster pmnzsh stervitje intensive zamira rami armand hilaj gjirokaster pmnzsh stervitje intensive\ zamira rami

Sondazh

Poll