Aktualitet

Fituesi i tenderit tek Unaza e Re përvetëson plazhin e Spillesë (FOTO)

17 Prill 2019, 18:48 Nga DOSJA
Fituesi i tenderit tek Unaza e Re përvetëson plazhin e Spillesë

KAVAJË- Ndonëse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të lejohen ndërtime e betonizime në në Spille, kjo si duket nuk vlen për të gjitha rastet.

Dosja.al, ka siguruar disa pamje sesi tjetërsimi i plazhit në zonën e Spillesë në Kavajë vijon.

Banorët e zonës bëjnë me dije se pas kësaj ngjarjeje fshihet biznesmeni Brahush Biba, pronari i firmës “Biba X”, e cila u shpall fituese për ndërtimin e lotit të parë të “Unazës së Madhe” në zonën e “Astirit”.

Sipas banorëve, Brahush Biba deri më tani ka shkulur 200 pisha të cilat i ka groposur nën dhe, duke krijuar hapësirë për lokalin e tij “Sunshine”. Biba vijon çdo ditë sipas banorëve të punojë i pashqetësuar, ndonëse policia pyjore ka mbajtur disa procesverbale.

Banorët thonë se deri më tani janë përvetësuar nga Brahush Biba mbi 10 dynym tokë publike edhe pse lejen e ka vetëm për 60 metra katrorë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet biba x brahush biba tjetërsimi i plazhit të spillesë biba x brahush biba tjetërsimi i plazhit të spillesë

Sondazh

Poll