Visar Zhiti i përgjigjet ish-kryepolicit të Qafë-Barit: Paturpësi, ai pushkatoi njerëz e theu eshtra
17 Prill 2019, 19:58Nga DOSJA
TIRANË- Poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti është përfshirë në një debat me ish-shefin e policisë së kampit të Qafë-Barit, Edmond Çaja. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Zhiti tha se është paturpësi që një persekutor ngre gishtin mbi një të përsekutuar.
Visar Zhiti:Unë nuk kam punë me të, unë kam punë me shefin e policisë në kampin e Qafë Barit ku u bë një revoltë e rëndësishme e të burgosurve politike dhe dhuna policore, terrori i asaj kohe ndëshkoi burgun, pushkatoi njerëz, theu eshtra. Unë i përgjigjem këtij realiteti. Jam i detyruar ti përulem së vërtetës dhe të nderoj vuajtjen njerëzore dhe atë qëndresë të madhe dhe ta tregoj me gisht atë që pashë.
Beti Njuma: Nga letra e botuar nga ky person rezulton se njerëz që i kanë shërbyer atij sistemi diktatorial nuk kanë pendesë
Visar Zhiti:Po, ai bashkë me ata jo vetëm nuk shfaqin pendesë, por kanë paturpësinë që në një kohë tjetër, kur edhe ata nuk janë policë dhe unë nuk jam më i burgosur politike, flasin kundër viktimave të tyre. Në asnjë vend të botës nuk mund të ngrejë gishtin persekutori kundër të persekutuarve, sidomos në kushtet e tanishme kur unë jam në kohën time dhe me butësi tregojmë çfarë ndodhi, këta vërsulen në mënyrën më të përbindshme, nëse atëherë po bënte i detyruar detyrën, sot që nuk është më në atë detyre dhe jeton në një nga vendet më të demokratizuara, flet si një polic, ndëshkon si një polic dhe kjo është e patolerueshme dhe e patolerueshme.
Beti Njuma: Kjo ishte problemi i letrës së tij që ishte e mbushur me krenari…
Visar Zhiti: …dhe me shpifje. Mund të jetë një krenari boshe. Ka dhe shpifje të padurueshme dhe të dënueshme. Ky njeri e shikon kalimin tim nga burgu i Spaçit në Qafë Bar si i dërguar, kur unë shkoj me të gjithë të burgosurit. Ky njeri, nëse është ende njeri më thotë që kam punuar në ofiçinën e burgut. Unë nuk kam punuar asnjë ditë në ofiçinë, e tregojnë dokumentet e burgut. Nëse do të punoja, ofiçina është vend që të çojnë nuk e zgjedh vetë. I burgosuri shkon në ofiçinë, shkon në berberhane, shkon dhe në pushkatim. Unë nuk kam qenë për asnjë sekondë bashkëpunëtor i tij dhe i askujt tjetër. Është hapur dosja ime, njerëzit janë të lirë të flasin me dokumentacion.
Më shume se 150 prindër të fëmijëve që frekuentojnë shkollën Albanian College Tirana (ACT) në Tiranë dhe Durrës janë vënë nën presionin e pronarit të kësaj shk...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Beris...
KAVAJË- Ndonëse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të lejohen ndërtime e betonizime në në Spille, kjo si duket nuk vlen për të gjitha rastet.Dosj...
Ministri i Brendshëm italian ka paralajmëruar masa të ashpra për të gjithë emigrantët që përfshihen në veprimtari kriminele, edhe pë rata shqiptarë. Matteo Salv...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme vendimin për dëmshpërblimin e banorëve që kanë dokumente pronësi dhe që preken nga zgjerimi i “Unaz...
TIRANË- Gazetari Artur Çani është ndalaur sot nga Policia teksa ai po vraponte në kodrat e liqenit Artificial. Sipas informacioneve të siguruara nga...
TIRANË– Tre shqiptarë janë ekstarduar ditën e sotme nga Gjermania dhe Italia pasi akuzohen për vepra të ndryhshme penale. Sipas njoftimit zyrtar nga polici...
TIRANË– Një i ri është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një apartament tek kompleksi “Ana” në Qytet Studenti.Dosja.al mëson se bëhet fjalë për qyt...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar fondi për dëmshpërblimin e disa prej banorëve që preken nga projekti i “Unazës së Ma...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një avokateje, e cila denoncon dhunën e ushtruar ndaj klientes së saj nga ish-bashkëshorti, ...