Aktualitet

Denoncimi te Berisha: Admir Muratajn nuk e vrau policia. Ja provat

17 Prill 2019, 19:09 Nga DOSJA
Denoncimi te Berisha: Admir Muratajn nuk e vrau policia. Ja provat

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një eksperti, i cili shprehet se Admir Murataj nuk është vrarë nga policia. Sipas tij, provat tregojnë se policia nuk ka pasur fushëpamje për të qëlluar mbi Admir Muratajn, por kanë qenë vetë shokët e tij që e kanë vrarë.

Postimi i plotë:

Hidhet poshte me prova te pakundershtueshme pretendimi i policise se ajo ka ekzekutuar Admir Murataj!

Lexoni mesazhin, pyetjet gozhduese dhe shikoni fotot e ekspertit dixhital. sb

Pershendetje Zoti bershia
Si ka mundsi qe lajmet thojn qe ka gjujt policia kur ktu nuk ka fush pamje fare
Policia nuk ka pas asnji shanc te gjuj sepse aty esht nje pjes e ngritur si tip kodre edhe nuk te lejon te shikosh fare
Policia mashtron ajo as qe esht afruar aty e jo me te hap zjarr dhe te vras nji nga grabitesit nuk ka fush pamje. Mikrobuzi i policise nuk ka asnje gervishtje jo me çpim nga plumbat.
Esht e sigurt qe Admir Murataj esht vrare nga shoket e tij.

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt grabitja ne rinas vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll