Aktualitet

Sherri me thika mes shqiptarit dhe 2 nigerianëve, Salvini paralajmëron emigrantët

17 Prill 2019, 18:21 Nga DOSJA
Sherri me thika mes shqiptarit dhe 2 nigerianëve, Salvini paralajmëron

Ministri i Brendshëm italian ka paralajmëruar masa të ashpra për të gjithë emigrantët që përfshihen në veprimtari kriminele, edhe pë rata shqiptarë. Matteo Salvini u nis nga një përplasje që ndodhi ditën e sotme mes një shqiptari dhe dy nigerianësh për pazare droge.

Sherri i disatë mes emigrantëve në Gad të Ferrarës, të therur me thika, mes një shqiptari dhe dy nigerianëve. Me 3 maj do të jem në qytet dhe gjatë orëve të ardhshme do të ftoj të gjithë prefektët për t’ju dhënë një urdhër për të përzënë të gjithë kriminelët nga qytetet. Aty ku nuk arrijnë kryebashkiakët, do të shkojmë ne,”– ka shkruar Salvini në Twitter.

Mediat italiane shkruanin sot për një sherr të ndodhur mes një shqiptari dhe dy nigerianësh. Të tre u përplasën me thika dhe trupat e tyre mbetën të plagosur mbi asfalt.

Ferrara është kthyer në një nga pikat më problematike përsa u përket veprimtarive kriminale në Shqipëri. Në vitin 2017 policia kapi  dy tonë marijuanë më Ferrara, drogë e cila vinte nga Shqipëria. Ndërsa në 2018-n u kapën mbi 100 kg marijuanë e ardhur nga Shqipëria.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali matteo salvini salvini paralajmeron emigrantet veprimtari kriminale itali matteo salvini salvini paralajmeron emigrantet veprimtari kriminale

Sondazh

Poll