Aktualitet

Arrestohet tutori me 4 emra në Fier, i dënuar në Itali me 8 vite burg (DETAJET)

17 Tetor 2020, 10:59 Nga DOSJA
Arrestohet tutori me 4 emra në Fier, i dënuar në Itali me 8 vite

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim. Sipas policisë, 44 vjeçari i cili mban katër identitete ishte i dënuar për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), banues në Fier.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohëshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dheorganizator për emigrim të paligjshëm”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person ne fier edison mërtiri arrestohet nje person ne fier edison mërtiri

Sondazh

Poll