Aktualitet

“I dhashë tokën dhe nuk mora lekët”/ Zbardhet dëshima e Kliti Lekës: Biznesmeni po ndërton në pronën time

17 Tetor 2020, 09:01 Nga DOSJA
“I dhashë tokën dhe nuk mora lekët”/ Zbardhet

HIMARË- Zbardhet dëshima e Kliti Lekës, 53-vjeçari që vrau me armë zjarri Niko Goron, biznesmen. Ai ka thënë para policëve Goros i kishte dhënë një pronë për ndërtim, por ky i fundit nuk i kishte dhënë paratë.

“Niko Goros i kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip në Himarë dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba kallashnikovi në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet ndërtuesi niko goro vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 08:35

TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...