Aktualitet

Vrasja e Niko Goros/ Këto janë dy pistat ku po heton policia, dyshohet se biznesmeni u ekzekutua nga elektriçisti, pasi nuk i

17 Tetor 2020, 08:53 Nga DOSJA
Vrasja e Niko Goros/ Këto janë dy pistat ku po heton policia, dyshohet

HIMARË- Janë dy pista ku po heton policia për vrasjen e  biznesmenit Niko Goro. Pista e parë e parë është ajo e një konfliti pronësie. Mësohet se biznesmeni Niko Goro ka ndërtuar pallat në tokën në pronësi të xhaxhait të autorit. Kliti Leka është nipi i pronarit të tokës ku Niko Goro kishte ndërtuar pallatin. Për ndërtimin e pallatit ka nisur edhe një sherr mes viktimës dhe autorit, Kliti Leka.

Ndërsa pista e dytë, është se dyshohet se Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Autori është  elektriçist dhe ka  krijuar një grup pune, të cilët marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin, kanë bërë që Leka ta ekzekutojë atë. Ky borxh që Niko Goro i kishte elektriçistit Kliti Leka dihej dhe nga banorët e zonës, pasi autori dhe viktima kanë debatuar edhe më herët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba kallashnikovi në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet ndërtuesi niko goro vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 08:35

TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...