Akuzohen për vepra penale të ndryshme, arrestohen 6 persona në Tiranë, policia sekuestron lëndë narkotike, kanabis dhe arm
17 Tetor 2020, 10:26Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Sipas bluve në pranga kanë rënë A. H., 17 vjeç, Z.R., 39 vjeç, si dhe A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç. Policia bën të ditur po ashtu se janë sekuestruar lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis dhe një armë e ftohtë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin e mitur me iniciale A. H., 17 vjeç, pasi në rrugën “Kol Koçiu” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z.R., 39 vjeç, pasi në rrugën “Fitnete Rexha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë). Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : -A.Gj., 30 vjeç, F.K., 39 vjeç, D.K., 33 vjeç, dhe G.M., 50 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË- Dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua 51-vjeçari Niko Goro në Himarë. Në pamjet e siguruara nga Faxweb.al, vendi para marketit në ...
HIMARË– Biznesmeni Niko Goro që u vra mëngjesin e sotëm në Himarë, pranë marketit të motrës së tij është djali i xhaxhait të kryebashkiakut të Himarës, Jor...
HIMARË- Zbardhet dëshima e Kliti Lekës, 53-vjeçari që vrau me armë zjarri Niko Goron, biznesmen. Ai ka thënë para policëve Goros i kishte dhënë një ...
HIMARË- Janë dy pista ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Niko Goro. Pista e parë e parë është ajo e një konfliti pronësie. Mësohet se biznesmen...
HIMARË– Del fotoja e biznesmenit Niko Goro, babai i dy fëmijëve që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Himarë. Niko Goro është djali i xhaxhait të kryebashkia...
Aktualitet17 Tetor 2020, 08:35
TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...
HIMARË- Policia identifikon autorin e vrasjes së biznesmenit Niko Goro. Policia bën me dije se është arrestuar 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana. Ndë...