Aktualitet

U zhduk pa lënë gjurmë ditën e djeshme, gjendet 40 vjeçari nga Elbasani. Policia jep detaje: Rrapush Çeçaj humbi kontroll

17 Tetor 2020, 08:59 Nga DOSJA
U zhduk pa lënë gjurmë ditën e djeshme, gjendet 40

ELBASAN-40-vjeçari Rrapush Çeça, i cili u shpall ditën e djeshme i zhduku nga familjarët e tij është gjetur. Policia e Elbasanit së fundmi ka bërë të ditur se 40-vjeçari mbrëmjen e së djeshme kishte humbur kontollin dhe si pasojë kishte bërë aksident. 

Çeça, si pasojë e aksidentit ka marrë disa plagë të lehta, dhe tashmë ndodhet në kujdesin e mjekëve në spiatalin e Elbsanit. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit 

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij.

Rrapush Çeçaj, 40 vjeç dhe banues në Elbasan, në lagjen ‘Hekurudha’ është zhdukur pa gjurmë ditën e djeshme. Denoncimin për zhdukjen e Çeçajt e ka bërë vëllai i 40-vjeçarit.  Mësohet se Çeçaj është larguar mëngjesin e sotëm nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Fillimisht, ai ka marrë makinën me targa AA 531 VS, ka shkuar të marrë fëmijët në shkollë dhe i ka sjellë në shtëpi. Më pas, me të njëjtën makinë, është larguar, duke lënë fjalë në shtëpi se do të bënte disa ekzminime mjekësore.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan rrapush çeça zhduket rrapush cecaj elbasan rrapush çeça zhduket rrapush cecaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 08:35

TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...