Aktualitet

Vrasja e ndërtuesit Niko Goro/ Policia: Në makinën e 53-vjeçarit është gjetur edhe një pistoletë

17 Tetor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Vrasja e ndërtuesit Niko Goro/ Policia: Në makinën e

HIMARË- Policia e Himarës përveç armës tip kallashnikov, i  ka sekuestruar 53-vjeçarit Kliti Leka edhe një armë zjarri tip pistoletë. Uniformat blu bëjnë me dije se pistoleta është gjetur në makinën e 53-vjeçarit. Nuk dihet ende me cilën prej armëve 53-vjeçari ka kryer krimin e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

Foto të armëve:

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba kallashnikovi në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet ndërtuesi niko goro vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 08:35

TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...