Aktualitet

Ekzekutohet ndërtuesi Niko Goro në Himarë/ Kapet autori nga Tirana, 53-vjeçari e qëlloi 5 herë me armë pas sherrit për p

17 Tetor 2020, 07:15 Nga DOSJA
Ekzekutohet ndërtuesi Niko Goro në Himarë/ Kapet autori nga

HIMARË- Tronditet Himara. Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:55 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni 51-vjeçar doli nga marketi i motrës së tij. Atentatori ka studiuar lëvizjet e viktimës, pasi ai çdo mëngjes bënte shëtitje në këmbë. Ai i ka bërë pritë Goros pranë një marketi dhe është larguar me shpejtësi me furgonin ku ndodhej.  Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë u plagos lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç.

53-vjeçari u kap një orë më vonë në vendin e quajtur Livadhe, pak minuta larg vendit të ngjarjes. Policia i ka sekuestruar dy armë zjarri, ( një kallashnikov dhe një pistoletë), si dhe  furgonin tip “Wolkswagen”, 7 vendesh që është përdorur gjatë atentatit ndaj biznesmenit. Nuk dihet ende se me cilën armë ka qëlluar autori në drejtim të biznesmenit. Ndërkohë dyshohet se personat e tjerë që e kanë ndihmuar janë larguar me skaf nga qyteti i Himarës.

Para uniformave blu, 53-vjeçari ka pranuar krimin e rëndë dhe ka thënë se shkak është bërë një pronë.

Leka ka dëshmuar se Goros i kishte dhënë një pronë për ndërtim, ndërsa ky i fundit nuk i dha lekët. “I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, ka dëshmuar ai.

Dy pistat ku po heton policia për ngjarjen: 

Pista e parë është një konflikt pronësie, të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërsa pista dytë  është një sherr  mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë euro. Policia dyshon se Kliti Leka e ka qëlluar për vdekje Niko Goron pasi ky i fundit i kishte një borxh prej 70 mijë eurosh. Autori është elektriçist dhe ka krijuar një grup pune, të cilët kanë marrë përsipër kryerjen e të gjitha instalimeve elektrike në hotelin e dytë që Goro po ndërtonte në Himarë. Mirëpo, mos dhënia e këtyre parave dhe debatet e vazhdueshme me biznesmenin mund të jetë shkak i ekzekutimit.

Kush është Niko Goro? 

Niko Goro është baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar një kafe të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit. Ai i ka regjistruar bizneset nën logon “ARG”. Ai ka lidhje të ngushta me socialistët, pasi në një foto shfaqet në krah të Damian Gjiknurit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet kliti leka vrasje në himarë vritet ndërtuesi niko goro arrestohet kliti leka vrasje në himarë vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll