Aktualitet

ME FOTO/ Ky është 53-vjeçari që ekzekutoi me 5 plumba biznesmenin në Himarë, rrëmbeu armën dhe vrau në sy të motrës 5

17 Tetor 2020, 09:21 Nga DOSJA
ME FOTO/ Ky është 53-vjeçari që ekzekutoi me 5 plumba

HIMARË- Del fotoja, ky është 53-vjeçari Kliti Leka që ekzekutoi mëngjesin e sotëm bizneminin Niko Goro. 53-vjeçari ka deklaruar para oficerëve të Policisë se i ka dhënë një sipërfaqe me tokë biznesmenit, por ky i fundit nuk i kishte dhënë paratë. Pas debateve dhe konflikteve 53-vjeçari e vrau me armë zjarri biznesmenin.

Ngjarja e rëndë ndodhmëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 5 plumba në drejtim të tij.

Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia.

Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit. Nuk dihet ende se me cilën armë qëlloi 53-vjeçari.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2020, 08:35

TIRANË- Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara n...