Vrau nënë e bijë me armën e shërbimit, ish-agjenti i SHIK-ut, Marjan Rroku kërkon punë: Më vendosni kujdestar të biblio
16 Tetor 2020, 18:30Nga DOSJA
TIRANË– Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënë e bijë në Tiranë, kërkon të punësohet si kujdestar i bibliotekës së burgut në Peqin, ku dhe po vuan dënimin.
Gazetari Elton Qyno shkruan se, Rroku ka paraqitur një kërkesë në Gjykatë, pasi ‘vendin e punës’ nuk e ka siguruar dot me marrëveshje me drejtorin e burgut të Peqinit. Kështu, pas refuzimit të kërkesës së tij nga drejtori i burgut, Rroku pret miratimin nga Gjyakata, nëse do ta marrë edhe nga ajo.
Marjan Rroku e kreu krimin e dyfishtë në vitin 2001. Ai vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarimen. Kjo e fundit, në përpjekje për të mbuluar me çantë të bijën nga plumbat, vdiq edhe vetë. Pas krimit të rëndë, Rroku udhëtoi drejt SHBA-së, por kohë më pas u arrestua dhe u ekstradua drejt Shqipërisë ku edhe po vuan dënimin me burg të përjetshëm. Marjan Rroku ka kërkuar edhe lirinë, por kjo gjë i është mohuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është shprehur i prerë se nuk ka ndërmend të vendosë maskë edhe nëse gjobitet sërish. I ftuar në Re...
SHQIPËRI- Ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Joruk, ka folur së fundmi në lidhje me konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Kar...
ITALI- 29- vjeçari shqiptar Valter Hoxha është arrestuar nga policia në kuadër të një operacioni të koduar “Minos”. Sipas mediave të huaja Hoxha akuzohe...
TIRANË– Një 64-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit të Policisë, 64-vjeçarja ka qenë duke...
Aktualitet16 Tetor 2020, 16:52
DURRËS– Dy zyrtarët e ARRSH-së të cilët u vunë në pranga për shpërdorim detyre janë lënë të lirë. Mësohet se Lekë Tushaj, drejtor drejtorie pranë ARR...
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu njoftoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se kishte dhënë dorëheqjen, 7 muaj pasi ndaj tij kishte filluar h...
BRINDISI – Autoritetet italiane të Guardia di Finanza-s kanë sekuestruar në portin e Brindisit një ngarkesë mallrash të falsifikuara të ardhura nga Shqip...
TIRANË– Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë javën e kaluar rezulton të jetë i përfshirë në vrasjen e Ilir Rexhepit në Elbasan, ngjarje ...