Politike

Ambasadori Soreca takohet me kreun e KQZ-së: Diskutuam për sfidat para zgjedhjeve të 25 prillit, BE mund të sigurojë asiste

16 Tetor 2020, 14:39 Nga DOSJA
Ambasadori Soreca takohet me kreun e KQZ-së: Diskutuam për sfidat para

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar gjatë ditës së sotme me kryetarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në postimin e tij në “Twitter”, ambasadori Soreca shkruan se gjatë takimit e kishte uruar kryetarin e KQZ-së së re, Celibashin për detyrën dhe kishin diskutuar lidhur me sfidat e organit që ai drejton, të cilat do të duhet të “përballojnë” zgjedhjet e 25 prillit. 

“ Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin si Komisioner i ri Shtetëror i Zgjedhjeve. Ne diskutuam për sfidat e rëndësishme që KQZ-ja do të ketë për implementimin e reformës zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën sesi BE mund të sigurojë asistencë teknike për zgjedhjet e ardhshme në Prill,”- shkruan Soreca.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi luigi soreca luigi soreca takon celibashin ilirjan celibashi luigi soreca luigi soreca takon celibashin

Sondazh

Poll