Politike

“Lëre viktimizimin, ku i ke çuar lekët”, Basha i përgjigjet Ramës: Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë!

16 Tetor 2020, 11:58 Nga DOSJA
“Lëre viktimizimin, ku i ke çuar lekët”, Basha i

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një reagim në rrjetet sociale, Basha e quan ‘viktimizëm’ indinjatën e kryeministrit Rama, për të ëmën e tij, pas komentit therës të Berishës, i cili e krahasoi Enverin me Ramën dhe Aneta Ramën me “anenë” e njohur të diktatorit. Basha i kërkon sërish llogari të parit të qeverisë për inceneratorët.

Lere viktimizimin për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 mil euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 16, 2020


Si nisi debati për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi disa ditë më parë kryeministrin Edi Rama se ka ndarë 400 milionë euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve. Basha tha se qeveria është e kapur nga mafia e plehrave, dhe shkoi më tej duke thënë se do të shkarkohet kryebashkiakja e Durrësit që të firmosë Milva Ikonomi në vend të saj, shkresën që i hap rrugën “vjedhjes së parave” . Por kryeministri Edi Rama, ka një tjetër qëndrim për çështjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se PD ka një marrëdhënie nostalgjie me plehrat, ndërsa e akuzoi Bashën se kur PD ishte në pushtet, mbetjet ishin “male krenarie”. Rama i quajti akuzat për shpërdorim të parave ‘shpifje’ dhe u zotua se ndërtimi i impianteve do të vazhdojë, si e vetmja mënyrë për të trajtuar mbetjet në Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e bashes per inceneratoret edi rama lulzim basha sali berisha akuzat e bashes per inceneratoret edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll