Sport

Takimi Qeveria-Liga: “Themra e Akilit”, ligji i sponsorizimeve

15 Tetor 2020, 17:48 Nga DOSJA
Takimi Qeveria-Liga: “Themra e Akilit”, ligji i sponsorizimeve

TIRANE – Më në fund sporti dhe Qeveria kanë arritur të ulen në një tryezë për të diskutuar edhe një herë atë që prej muajsh ka paralizuar jetën futbollistike në vend. Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova ka shkuar sot në një takim në Ministrinë e Financave, ku është pritur nga ministrja Anila Denaj.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe deputeti Fidel Ylli, i ngarkuar nga Qeveria, si negociator dhe deputetja tjetër ish-ministrja Milva Ikonomi. Sigurisht që kryefjala dhe ngërci i diskutimeve mbetet Ligji i Sponsorizimeve, pavarësisht trumpetimit publik për faljen e gjobave.

Në përfundim të këtij takimi, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova tregoi më tepër rreth asaj, që u diskutua. “Sigurisht që nëse tre pikat e para janë të diskutueshme dhe të kalueshme, “themra e Akilit” të këtyre bisedimeve mbetet Ligji i Sponsorizimeve. Ne i kemi propozuar një variant Ministrisë, ata po punojnë një kundërvariant, pasi ai aktuali nuk funksionon. Do të takohemi sërish ditën e martë dhe do të kemi në vazhdim takime, që të gjejmë gjuhën e përbashkët.”

Ndërkohë, i kënaqur për këtë takim ka qenë edhe përfaqësuesi i Qeverisë në këto bisedime, deputeti Fidel Ylli. “Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim, me ministren e financave dhe një grup serioz nga Qeveria, ku pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar,” – tha ai.

Takimi i radhës do të jetë ditën e martë, sërish në Ministrinë e Financave, ndërkohë që komuniteti i futbollit, ditën e hënë, pritet që të ketë një takim për të ridiskutuar çështjen e bojkotit, që me gjetjen e gjuhës së përbashkët, do të jetë drejt fundit.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bojkoti edvin libohova fidel ylli liga profesioniste superliga taskimi bojkoti edvin libohova fidel ylli liga profesioniste superliga taskimi

Sondazh

Poll

Sport 15 Tetor 2020, 17:15

“Doktor” Rossi, pozitiv me Covid-19

ITALI – Piloti i famshëm i motoçiklizmit, Valentino Rossi, i ashtuquajtur “Doktori” në mjediset e motorrave, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka...

Sport 15 Tetor 2020, 16:32

Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

ROME – Sot në mesditë, në qendrën sportive të Formelos, ku stërvitet skuadra kryeqytetase e Lacios, është prezantuar zyrtarisht në një conference për shty...

Sport 15 Tetor 2020, 15:54

Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

Në “Olimpic Park” të Durrësit, kryeqytetasit e Partizanit fituan 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot pasdite ndaj Teutës, një ndeshje cilësore dhe mjaft interesant...

Sport 15 Tetor 2020, 14:24

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Sport 15 Tetor 2020, 13:35

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndes...