Sport

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

15 Tetor 2020, 13:35 Nga DOSJA
Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndeshje që pritet me mjaft interes në Itali, ndërkohë që në mitikun e zbrazur “San Siro” të Milanos, do të kenë privilegjin të jenë të pranishën vetëm 1000 tifozë.

Përgatitjet në kampet rivale kanë kohë që kanë nisur, ndonëse pandemia e koronavirusit i kushtëzon mjaft teknikët e të dy skuadrave në përzgjedhjet e tyre.

Më i penalizuar duket Interi, ku 6 futbollistë zikaltër: Ashley Young, Milan Skriniar, Alessandro Bastoni, Radja Nainggolan, Ionut Radu dhe Roberto Gagliardini vijojnë të jenë të karatinuar për shkak se janë të infektuar me Covid-19, ndërsa Stefano Sensi vuan pasojat e kartonit të kuq ndaj Lazios.

Kësisoj zgjedhjet e Antonio Contes do të jetë thuajse të detyruara, teksa dilema e vetme do të jetë në repartin e mesfushës, me danezin Eriksen që do të rivalizojë me kroatin Brozoviç për një vend në mesfushë.

Nga “telashet” nuk ka shpërtuar edhe trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ndonëse është rikthyer Zlatan Ibrahimoviç. Ai duhet të improvizojë veçanërisht në repartin e mbrojtjes, ku në qendër të saj ka në dispozicion vetëm kapitenin Romagnoli dhe danezin Simon Kjaer, pasi i riu Matteo Gabbia ka dalë pozitiv dhe është në karantinë.

Dilema e trajnerit Pioli lidhet edhe me zëvendësuesin e kroatit Ante Rebiç, i cili nuk ka arritur të rikuperohet për derbin. Kandidatë janë portugezi Rafael Leao e spanjolli Brahim Diaz.

Ja si mund të zbresin në “San Siro” të dyja skuadrat për derbin Madonninës

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku. Lautaro Martinez.
I skualifikuar: Sensi / Të padisponueshëm: A. Bastoni, Gagliardini, Nainggolan, I.Radu, Skriniar, Vecino, Young.

MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessié, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimoviç
Të padisponueshëm: Duarte, Gabbia, Musacchio, Rebiç.

Ndërkohë, sot janë caktuar edhe arbitrat e derbit, teksa kryesor do të jetë Mariani, ndërsa në sallën VAR do të jetë Irrati.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport conte inter kuqezinjtë milan pioli san siro seria a zikaltrit conte inter kuqezinjtë milan pioli san siro seria a zikaltrit

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...