Sport

Presidenti i Perusë: Brazili nuk ka nevojën për ndihmën e gjyqtarit!

15 Tetor 2020, 08:29 Nga DOSJA
Presidenti i Perusë: Brazili nuk ka nevojën për ndihmën e

Presidenti i Perusë, Martín Vizcarra, ka shprehur indinjatën e tij për performancën e gjyqtarit në ndeshjen që ekipi peruan humbi 2-4 kundër Brazilit, në ditën e dytë të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Botërorin “Katar 2022”.

“Unë mendoj se një ekip si Brazili nuk ka nevojë për ndihmën e gjyqtarit për të zhbalancuar një ndeshje,”- deklaroi Vizcarra nga pallati qeveritar në Lima, gjatë ceremonie presidenciale. Ai e kritikoi ashpër “si tifoz dhe si qytetar” performancën e gjyqtarit kilen Julio Bascuñán, i cili akordoi dy penallti shumë të diskutueshme në favor të Brazilit, kur Peruja ishte në avantazh në të dy rastet.

“Në dy rastet futbollistët tanë ishin në avantazh për meritat e tyre, për punën e tyre, talentin dhe përkushtimin e tyre. Por për fat të keq gjyqtari zhbalancoi një ndeshje”, komentoi Vizcarra pa fshehur “shqetësimin” dhe “zemërimin” e tij.

Presidenti peruan shpreson që gabimet që ndryshojnë historinë e një ndeshjeje nuk bëhen në të ardhmen dhe FIFA duhet t’i korrigjojë këto dështime “klamour”, që ndikojnë në lojën e ekipit dhe tifozët e një vend të tërë.

“Përtej rezultatit të padrejtë për shkak të kësaj rrethane, unë dua të falënderoj përkushtimin dhe nderin e lojtarëve peruanë në fushë, të cilët na mbajnë gjallë shpresën për të arritur Kupën e Botës,” – vuri në dukje kreu i shtetit peruan.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amerika jugut brazili peruja presidenti peruse amerika jugut brazili peruja presidenti peruse

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...