Sport

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

15 Tetor 2020, 14:24 Nga DOSJA
20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmimi që jepet nga “Tuttosport” për lojtarin më të mirë të ri që luan në një kampionat elitar europian.

Janë katër kandidatë kryesore me epërsi të ndjeshme ndaj rivalëve të tjerë: Ansu Fati, sulmuesi i Barcelonës, Alphonso Davies, kampion i Europës me Bayer Mynih, si dhe dyshja e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho-Erling Haaland.

Ndërkohë, pretendentë janë edhe gjashtë lojtarë nga Premier League, i përfaqësuar nga pesë skuadra të ndryshme: Saka i Arsenalit, Foden dhe Torres të Manchester Sity, Fabio Silva i Wolverhamptonit, Greenwood i Manchester United dhe Hudson-Odoi i Chelsea. Barcelona, ​​Real Madridi, Manchester City dhe Borussia e Dortmundit janë të vetmet klube që mburren me dy nga kandidatë. Në listë, nga Seri A, është Sandro Tonali i transferuar nga Brescia te Milani dhe futbollisti i Juventusit, Dejan Kulusevski.

Nga 100 kandidatët fillestarë, lista tani është ngushtuar në 20. Fituesi do të përzgjidhet nga një juri me 40 gazetarë të kualifikuar nga e gjithë Europa.

Lista me 20 futbollistë candidate për çmimin “Golden Boy 2020”:

Mitchel Bakker (PSG, 2000)

Eduardo Camavinga (Rennes, 2002)

Jonathan David (Lille, 2000)

Alphonso Davies (Bayern, 2000)

Sergino Dest (Barcellona, 2000)

Fábio Silva (Wolverhampton, 2002)

Ansu Fati (Barcellona, 2002)

Phil Foden (Manchester City, 2000)

Ryan Gravenberch (Ajax, 2002)

Mason Greenwood (Manchester United, 2001)

Erling Haaland (Borussia Dortmund, 2000)

Callum Hudson-Odoi (Chelsea, 2000)

Dejan Kulusevski (Juventus, 2000)

Rodrygo Goes (Real Madrid, 2000)

Bukayo Saka (Arsenal, 2001)

Jason Sancho (Borussia Dortmund, 2000)

Dominik Szoboszlai (Salzburg, 2000)

Sandro Tonali (Brescia, 2000)

Ferrán Torres (Manchester City, 2000)

Vinícius Junior (Real Madrid, 2000)

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ansu fati bundesliga golden biy laliga premier league seria a tuttosport ansu fati bundesliga golden biy laliga premier league seria a tuttosport

Sondazh

Poll

Sport 15 Tetor 2020, 13:35

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndes...

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...