Sport

Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

15 Tetor 2020, 16:32 Nga DOSJA
Vedat Muriqi prezantohet zyrtarisht te Lacio

ROME – Sot në mesditë, në qendrën sportive të Formelos, ku stërvitet skuadra kryeqytetase e Lacios, është prezantuar zyrtarisht në një conference për shtypin, sulmuesi më i ri “biacocelest”, kosovari Vedat Muriqi.

“Të jesh te Lacio është një nder, do të përpiqem të jap maksimumin tim dhe ta ndihmoj ekipin. Nuk më interesojnë krahasimet, unë dua të jem Vedat Muriqi i Lacios. Ka shumë ndryshime midis kampionatit italian dhe atij turk. Unë e di historinë e derbit të kryeqytetit, mezi po e pres ta jetoj. Kam marrë shumë mesazhe nga tifozët e “biancocelest”, ata më kanë bërë të lumtur.

Në Turqi shënova shumë, por nuk dua të kem shumë presion mbi shpinë. Unë preferoj lojën në ekip, qëllimi im është vetëm të ndihmoj shokët e mi të skuadrës. Unë jam në një nga klubet më të mëdha në Itali dhe në skuadrën e parë të Romës, dua të jem aq i madh sa Lacio dhe do të bëj çmos që të jem në atë gjendje.

Zgjodha këtë realitet sepse besoj se stili im i lojës mund të lartësohet këtu, pavarësisht ofertave të shumta të marra. Prania e drejtorit sportiv Tare, gjithashtu ndikoi në zgjedhjen time. Immobile? Mezi pres të luaj me të, për mua është si të jetosh një ëndërr. Do të përpiqem të mësoj prej tij ,”- u shpreh ndër të tjera sulmuesi Muriqi në konferencën e parë për shtyp, ku ai u prezantuar si lojtari më i ri i skuadrës laciale.

“Tratativa për të sjellë Muriqin në Romë ishte një kohë tepër e gjatë dhe e vështirë, por jemi të lumtur që e përfunduam me sukses këtë transferim.

Muriqi kompleton të gjithë repartin e sulmit sepse është tepër i fortë, dhe i është bashkuar një grupi lojtarësh që kanë kontribuar për të sjellë skuadrën në këtë nivel. Këtë sezon do të luajmë çdo tri ditë, për këtë arsye ai do të na japi një shtysë të madhe për të arritur synimet tona”, përfundon fjalimin e tij, Igli Tare.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare immobile kosova lacio seria a vedat muriqi igli tare immobile kosova lacio seria a vedat muriqi

Sondazh

Poll

Sport 15 Tetor 2020, 15:54

Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

Në “Olimpic Park” të Durrësit, kryeqytetasit e Partizanit fituan 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot pasdite ndaj Teutës, një ndeshje cilësore dhe mjaft interesant...

Sport 15 Tetor 2020, 14:24

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Sport 15 Tetor 2020, 13:35

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndes...

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...