Sport

Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

15 Tetor 2020, 12:57 Nga DOSJA
Brdariç: “Jam i lumtur që punoj në Shkodër”

SHKODER – Gjermani Thomas Brdariç, është trajneri që do të drejtojë Vllaznisë këtë sezon. Ai ka kohë që është në krye të skuadrës shkodrane, të cilën tashmë e njeh mire dhe pretendon të arrijë Europën me të. Madje trajneri 43-vjeçar e sheh Vllazninë si një mundësi fantastike që më pas të drejtojë një ekip profesionist në Gjermani.

Në një intervistë për “SportBuzzer”, Brdariç u ka treguar gjermanëve për Shkodrën, për futbollin shqiptar, duke vlerësuar nivelin e tij, pa i fshehur ambiciet e tij personale për të ardhmen.

“Në Shqipëri është ende 25 gradë dhe dielli është akoma i fortë. Jam plotësisht i lumtur që punoj në Shkodër. Kampionati shqiptar mund të keqkuptohet në Gjermani, por ne kemi ekipe këtu që kanë luftuar për kualifikimin në “Europa League”.

Tani kemi një bojkot në kampionatin tonë. Është si të jesh nëntë muaj shtatzanë dhe duhet ta fillosh me ritëm të ngadaltë. Koha e pritjes është mjaft e gjatë. Unë dua që të shkojmë në Europë, dua t’i dërgojë lojtarët deri në atë nivel. Ky hap është i rëndësishëm për mua dhe mundësi e shkëlqyer që të tregoj veten.

Kam ambicie të madhe që të marrë një ekip profesionist në Gjermani pas një kohe. Duhet të largohesh nga ideja se trajner quhesh vetëm nëse ke drejtuar në kategorinë e 1 dhe të 2 në Gjermani. Ky ishte edhe qëllimi im duke dalë jashtë vendit. Ndonjëherë duhet të bësh rrugë të tilla për të mbërritur te objektivi”,- është shprehur gjermani Thomas Brdariç.

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga shkodra shqiperia superliga thomas brdaric. vllaznia bundesliga shkodra shqiperia superliga thomas brdaric. vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...