Sport

Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

15 Tetor 2020, 15:54 Nga DOSJA
Miqësore, Partizani mposht Teutën në Durrës

Në “Olimpic Park” të Durrësit, kryeqytetasit e Partizanit fituan 2-1 në miqësoren e zhvilluar sot pasdite ndaj Teutës, një ndeshje cilësore dhe mjaft interesante për t’u parë.

“Të kuqtë” e përzgjedhur nga trajneri Daja kaluan të parët në epërsi. Në të 20-tën minutë, anësori Jasir Asani harkoi një top brenda zonës durrsake, ku shtatlarti Enea Bitri me kokë e dërgon topin në rrjetë. 1-0 për Partizanin, rezultat ky që do të barazohej po nga Bitri, i cili në minutën e 85-të do të shkaktonte autogol. Golin e fitores për “të kuqtë” e Partizanit do ta realizonte Kardozo “in extremis”, në minutën e 90-të.

Të dy trajnerët gjatë takimit kryen disa ndërrime, për të mbajtur në tonus dhe kontrolluar gjendjen fizike të futbollistëve të tyre. Kjo periudhë bojkoti, natyrisht u ka krijuar vështirësi skuadrave dhe drejtuesve të tyre, për të ruajtur aftësitë e tyre sportive.

Në këtë takim miqësor, skuadrat e nisën ndeshjen me këto formacione:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila Hebaj. Trajner: Edi Martini.

PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Bitri, Belica, Balla, Hyseni, Bardhi, Broja, Asani, Cara, Solomon. Trajner: Ilir Daja.

Shënues: Bitri 85’(a) / Bitri 20’, Kardozo 90’

B.T. (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport djemte e detit durrsaket kryeqytetasit partizani te kuqte teuta djemte e detit durrsaket kryeqytetasit partizani te kuqte teuta

Sondazh

Poll

Sport 15 Tetor 2020, 14:24

20 kandidatë për çmimin “Golden Boy 2020”

Çmimi “Golden Boy 2020” është në metrat e fundit. Më 14 dhjetor do të zbulohet se kush do të pasojë portugezin Joao Felix, si fitues të këtij çmim...

Sport 15 Tetor 2020, 13:35

Derbi Madonninës, “i prekur” nga Covid-19

MILANO – Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League, të shtunën, në orën 18:00, në Seria A do të zhvillohet, derbin e Madonninës, Inter-Milan, një superndes...

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...