Sport

“Mashtrimi më i madh”, motra e Cristiano Ronaldo-s shkakton polemika mbi pozitivitetin e portugezit

15 Tetor 2020, 08:51 Nga DOSJA
“Mashtrimi më i madh”, motra e Cristiano Ronaldo-s shkakton

PORTUGALI– Lajmi se Cristiano Ronaldo është prekur nga koronavirusi ka tronditur botën e futbollit. Portugezi po kalonte një formë mjaft të mirë me Juventusin duke shënuar 3 gola në dy javë të zhvilluara por edhe me Portugalinë. Udhëtimi i tij, ashtu si foto e postuar nga vetë CR7 në rrjetet sociale ndërsa darkonte me shokët e skuadrës së kombëtares, ka shkaktuar polemika të ndryshme, madje ka krijuar frikë te lojtarët e tjerë. Megjithatë, ky rezultat nuk i ka pëlqyer aspak motrës së Ronaldos, Katia Aveiro, e cila ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se ky është një mashtrim.

“Nëse duhet të jetë Cristiano Ronaldo që do ta zgjojë botën, atëherë ky njeri është lajmëtari i Zotit – ka shkruar ajo në një story në Instagram – Besoj që sot, mijëra persona do të besojnë shumë në këtë pandemi, në testet e në masat e marra, ashtu si unë… Mashtrimi më i madh që kam parë që kur kam lindur. Është një shprehje që kam lexuar e që e duartrokas: ‘Mjaft me këtë botë kukullash”.

Nëse postimi i motrës së kampionit portugez shkakton diskutim, mesazhi i dërguar, përmes rrjeteve sociale, nga nëna Dolores Aveiro është krejt ndryshe: “Zoti u jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj dhe është një luftë tjetër që do ta fitosh djali im ”. Në vend të kësaj, Georgina kishte postuar një foto të saj me fjalët: “Ti je frymëzimi im”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport katia aveiro portugali ronaldo katia aveiro portugali ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 20:48

Kosova luan mirë, por jo për 3 pikë

GREQI – Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja e katërt e Kosovës në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, edhe pse këtë herë skuadra e “Dardanëve” ka merituar...

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...