Aktualitet

Ja kush janë autorët e atentatit ndaj Shefit të Policisë në Shkodër, djali i ish-efektivit u dorëzua me rrobat sportive q

15 Tetor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Ja kush janë autorët e atentatit ndaj Shefit të Policisë

SHKODËRDosja.al ka siguruar fotot ekskluzive të dy të rinjve që u vunë në pranga, si autorë të atentatit ndaj shefit të policisë Bashkiake në Shkodër, Mentor Hasanaj. Personat që shikoni në foto janë Ilirjan Hasanaj, 19 vjeç dhe Verzan Bajrakurtaj. 

Hasanaj është dorëzuar në polici, me rrobat sportive që mbante veshur, siç shihet dhe në fotot e siguruara nga Dosja.al. Ai akuzohet se është personi që tërhoqi këmbëzën mesditën e 11 tetorit dhe qëlloi me breshëri plumbash ndaj makinës së policisë ku ndodhej Mentor Hasanaj, babai i tij, Xhelali dhe e shoqja Vjollca.

Ndërsa Bajrakurtaj, akuzohet se është bashkëpunëtor në këtë atentat.

Të dy tashmë, pas arrestimit në Shkodër, ditën e parë që mori detyrën Lorenc Meta, në krye të Drejtorisë së Policisë vendore të Qarkut Shkodër, do të përballen me drejtësinë. Paraprakisht, mësohet se të rinjtë kanë pranuar autorësinë e krimit, por dëshmitë e tyre, pritet të zbardhin motivet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj verzan bajrakurtaj arrestohet ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe ilirjan hasanaj verzan bajrakurtaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 16:45

SHKODËR– Niko Brahimaj është larguar nga Drejtoria Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se një viti në drejtimin e kësaj policie, vetëm n...