Aktualitet

15 Tetor 2020, 16:45 Nga DOSJA

SHKODËR– Niko Brahimaj është larguar nga Drejtoria Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se një viti në drejtimin e kësaj policie, vetëm një javë pas dy ngjarjeve të bujshme që tronditën Shkodrën dhe jo vetëm, Brahimaj është larguar nga ky post.

Në vendin e tij, është Lorenc Meta, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit. Këtë detyrë, Meta e mori në muajin prill të vitit të kaluar, pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.

Gjatë karrierës së tij në polici, Meta ka qenë nëndrejtor i Policisë në Fier, në vitin 2012, dhe ka punuar gjithashtu në sektorin e krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Java që lamë pas, ka qenë mjaft e ngarkuar me ngjarje kriminale në Shkodër. Më datë 3 tetor, tre të rinj u zhdukën pa gjurmë, trupat e dy prej të cilëve u gjetën të vrarë me armë zjarri, më datë 8 tetor. Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë vrarë me armë zjarri dhe në kërkim për këtë ngjarje është shpallur kushëriri i tyre Daniel Pepaj. Ky i fundit, u zhduk bashkë me dy viktimat më datë 3 tetor.

Në kërkim u vu pasi u zbardh sherri mes tyre për 50 kg kanabis. Ndërkohë, një tjetër ngjarje e bujshme e Shkodrës është atentati ndaj shefit të policisë bashkiake. Mentor Hasanaj, mesditën e 11 tetorit, rreth orës 12:00, teksa po qarkullonte me makinën e policisë, bashkë me të atin, Xhelali dhe të shoqen Vjollcën, u qëllua me breshëri plumbash. E vetmja që shpëtoi pa u prekur nga plumbat ishte bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj. Babë e bir u sollën me urgjencë në Tiranë, tek spitali i Traumës, ku ende po marrin ndihmë mjekësore. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, djali i një ish-polici, pasi akuzohet se qëlloi mbni familjen Hasanj.

edhe pse me të njëjtin mbiemër, autori dhe shënjestra nuk kanë asnjë lidhje gjaku, por dyshohet se i riu është përdorur si vrasës me pagesë. Shefi i Policisë Mentor Hasanaj kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, ndërkohë që hetimet janë fokusuar në një sherr të vjetër pronësie. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lorenc meta lorenc meta emerohet ne shkoder niko brahimaj shkoder lorenc meta lorenc meta emerohet ne shkoder niko brahimaj shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...