Aktualitet

Bulqizë/ Qytetarët të bindur ndaj urdhërit të Ministrisë, të tjerë vendosin maskën kur shikojnë policët dhe kamerat

15 Tetor 2020, 16:00 Nga DOSJA
Bulqizë/ Qytetarët të bindur ndaj urdhërit të

BULZIQE– Vendosja e maskës në qytetin e Bulqizës ka vijuar njësoj si në vendet e tjera të Shqipërisë.

Ky vendim i qeverisë është pritur mirë nga banorët. Pjesa më e madhe e qytetarëve i kishin vendosur maskat, ndërsa mes tyre pati edhe të pabindur që lëviznin pa maskë. Ndërkohë, një pjesë e vendosnin sapo shikonin shërbimet e policisë e të tjerë kur shihnin se po xhiroheshin nga kamera. Megjithatë, qytetarët Bulqizakë janë të ndarë në mendime përsa i përket detyrimit për vendosjen e maskës, për shkak edhe të kostos ekonomike që ka ajo.

‘Nuk e kam vendos asnjëherë. Vendimi është i drejtë, na mbron nga virusi dhe nga alergjitë. Të shikojmë rezultatet.’- shprehet një qytetar.

Ndërkohë policia e Bulqizës ka vepruar që ditën e parë me ndëshkimet, duke i vendosur gjobë një qytetari teksa u pikas të lëvizte pa maskë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulziqe maskat ne bulqize bulziqe maskat ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...