Aktualitet

“E ka futur pronari për të më marrë jetën”/ Prej 4 ditësh i zhdukur pa gjurmë, kush është Ermal Ngucaj, punonte si

15 Tetor 2020, 16:00 Nga DOSJA
“E ka futur pronari për të më marrë jetën”/

VLORË– Prej 4 ditësh Ermal Ngucaj nga Vlora ka humbur çdo kontakt me familjen e tij. Këta të fundit dyshojnë se i afërmi i tyre është rrëmbyer pasi i riu ka precedentë kriminalë dhe prej vetëm një viti ka dalë nga burgu. Por kjo nuk është hera e parë që 40-vjeçari përmendet në media.

Në shtator të vitit të shkuar, Ngucaj u përfshi në një përplasje mes një 19-vjeçari dhe pronarit të një guroreje. I riu Paulo Durmishaj, nga Vlorë, u përplas qëllimisht me makinë nga Ngucaj, i cili punonte si roja i një firme intertesh. Pikërisht me këtë firmë familja e 19-vjeçarit ishin në konflikt prej vitesh. Asokohe Durmishaj pretendonte se 40-vjeçari e kishte ndjekur me një mjet “Benz” me ngjyrë të bardhë, duke shtuar se ndoshta pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur.

“Ishte një Benz i bardhë, ma bën me drita e me bori. Hap krahun, hap derën në atë moment ai i dha gaz dhe më goditi. Dola direkt nga makina se kisha frikë se na godiste përsëri e na hidhte në greminë. Ai quhet Ermal Ngucaj, unë e kam parë dhe njëherë tjetër. Nuk kam konflikt personal me atë, por kam me pronarin e atij. Ai punon tek gurorja e atij thjesht roje dhe them se mund ta ketë futur ai për të trembur, për të marrë jetën se di”, thotë Paulo.

Për plagosjen e të riut dhe kanosjen e bërë, Ngucaj u dënua me burg, ndërsa pronari i firmës së gurores, Ylli Sala, dhe teknikun e kësaj shoqërie, Bashkim Hajro u proceduan penalisht. Nuk dihet se ende fati i 40-vjeçarit, dhe nëse pretendimet e familjes se ai është rrëmbyer janë të vërteta.

(k.m.f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...