Aktualitet

Protestë tek kryeministria/ Qytetarët kundërshtojnë vendosjen e maskave me detyrim, shoqërohen burra e gra në polici, Kujt

15 Tetor 2020, 16:07 Nga DOSJA
Protestë tek kryeministria/ Qytetarët kundërshtojnë

TIRANE–Rreth 50 persona janë mbledhur për të protestuar përballë kryeministrisë kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e maskave dhe në ambientet e jashtme.

Disa persona janë shoqëruar për në komisariat, mes tyre dhe gra, pasi ishin të pranishëm në protestën që u lajmërua ditën e djeshme dhe arsyeja e saj është pikërisht mbajtja e maskës.

Pranë tyre u afrua dhe deputeti Kujtim Gjuzi mirëpo prania e tij nuk u prit aq mirë nga protestuesit të cilët me ofendime kërkuan largimin e tij. Duke e quajtur’legen’, njerëzit ia arritën qëllimit që të largonin Gjuzin nga protesta e tyre.

Ndërkohë ata kanë djegur një numër maskash në mënyrë demonstrative për të treguar kundërshtimin e tyre që kanë me mbajtjen e tyre si dhe me gjobitjen që vihet nga policia e shtetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbajtja e maskave me detyrim protesta te kryeministria proteste kunder vendosjes se maskave mbajtja e maskave me detyrim protesta te kryeministria proteste kunder vendosjes se maskave

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...