Aktualitet

SHKELJET/ KLGJ ia pason përgjegjësinë ILD-së dosjen e Alban Toros, si u bë pjesë e organit të drejtësisë pa përmbushur

15 Tetor 2020, 16:41 Nga DOSJA
SHKELJET/ KLGJ ia pason përgjegjësinë ILD-së dosjen e Alban

TIRANË– Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka zhvilluar një mbledhje lidhur me faktet që kanë dalë në dritë për emërimin e Alban Toros si anëtar të KLGJ-së. Pas shqyrtimit të dosjes së tij, burime për Dosja.al bëjnë me dije se KLGJ ka dalë në përfundimin se duhet të mbërrijë një kërkesë nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për të vërtetuar më pas shkeljet e kritereve të përzgjedhjes së tij në institucion.

Kjo edhe pse mund të konfirmohet shumë thjeshtë me një kërkim në QKB, ku vërtetohet fakti se avokati Alban Toro nuk përmbush kriterin e ushtrimit të funksionit pa ndërprerje gjatë 10 viteve të fundit. Toro në 15 vitet e fundit e ka pezulluar 3 herë aktivitetin e tij si avokat, dhe në një rast të tillë KLGJ ka të drejtë që të kërkojë ndërprerjen e mandatit të tij.

Megjithatë mosplotësimi i kriterit për vijmësinë e punës nuk është i vetmi problem për Toron pasi për të ka dyshime edhe për burimin e pasurisë dhe bashkëshortes gjyqtare në gjykatën e Apelit të Tiranës, Elona Toro. Për këtë të fundit, Komisioneri Publik është ankimuar në KPA me arsyetimin se KPK nuk e ka hetuar plotësisht sepse nuk i justifikonte dhuratat dhe huatë që kishte deklaruar. Ndërkohë që të dy, burrë e grua, si burim të pasurisë së tyre kanë deklaruar vetëm të ardhurat si avokat dhe gjyqtare.

Ndryshe nga bashkëshortja e tij, figura e Toros ende nuk ka kaluar në Vetting, ashtu si anëtarët e tjerë në KLGJ, por për të ka mjaftuar vetëm rekomandimi nga Avokati i Popullit dhe Kuvendi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alban toro alban toro ne klgj klgj alban toro alban toro ne klgj klgj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...