Aktualitet

Fshehu hotelin në Sarandë/ KPA shkarkon “kokën” e Prokurorisë së Lushnjës: Kishte kontakte me persona të papërshtats

15 Tetor 2020, 16:52 Nga DOSJA
Fshehu hotelin në Sarandë/ KPA shkarkon “kokën” e

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjes, Çlirim Shahinit. Shahini u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 mars të vitit të shkuar, dhe vendimi ishte ankimuar, por edhe KPA vendosi po njësoj.

Prokurori kishte kontakte me persona të papërshtatshëm dhe nuk kishte deklaruar pasurinë e tij, duke fshehur edhe një hotel në qytetin e Sarandës. Sipas DSIK, prokurori Shahini kishte përdorur mjetin e një personi me precedentë penalë, të cilin e kishte hetuar edhe vetë më parë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1.  Lënien në fuqi të vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini. 2.  Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.10.2020.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet çlirim shahini kpa vettingu çlirim shahini kpa vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 16:45

SHKODËR– Niko Brahimaj është larguar nga Drejtoria Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se një viti në drejtimin e kësaj policie, vetëm n...

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...