Aktualitet

Arrestohet Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që ishte qitës në atentatin ndaj shefit të policisë në Shkodër pranon krimin, pra

15 Tetor 2020, 17:08 Nga DOSJA
Arrestohet Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që ishte qitës në

SHKODËR– Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që ishte shpallur në kërkim si autori i atentatit ndaj shefit të policisë bashkiake në Shkodër, Mentor Hasanaj, është vënë në pranga. Dosja.al mëson ekskluzivisht se bashkë me Hasanajn është vënë në pranga edhe bashkëpunëtori i 19-vjeçarit, Verzan Bajrakurtaj. Dy të rinjtë, janë dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, ku dhe kanë pranuar autorësinë e krimit të ndodhur mesditën e 11 tetorit.

Dosja.al ka siguruar edhe fotot ekskluzive në momentin që dy të rinjtë janë vënë në pranga. Të dy tashmë, pas arrestimit në Shkodër, ditën e parë që mori detyrën Lorenc Meta, në krye të Drejtorisë së Policisë vendore të Qarkut Shkodër, do të përballen me drejtësinë. Paraprakisht, mësohet se të rinjtë kanë pranuar autorësinë e krimit, por dëshmitë e tyre, pritet të zbardhin motivet.

Atentati i bujshëm ndodhi më 11 tetor, në orën 12:00, kur Mentor Hasanaj, shefi i Policisë Bashkiake në Shkodër po qarkullonte me makinën e policisë, bashkë me të atin, Xhelali dhe të shoqen Vjollcën.

Të hipur mbi një motor, Ilirjan Hasanaj i ndihmuar nga Verzan Bajrakurtaj, i zuri pritë Hasanajt dhe e qëlloi me breshëri plumbash. Dy të rinjtë, kanë qenë bashkë në motorin nga ku u qëllua me breshëri ndaj shefit të policisë. Pasi Ilirjan Hasanaj ka ‘mbaruar punën’, Bajrakurtaj, ka zbritur nga motori dhe është larguar me vrap rreth 500 metra në një rrugë dytësore, ku më herët kishin lënë një mjet, si një mënyrë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

E vetmja që shpëtoi pa u prekur nga plumbat ishte bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj. Ndërsa babë e bir, shefi Mentor Hasanaj dhe Xhelali u sollën me urgjencë në Tiranë, tek spitali i Traumës, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.

Edhe pse me të njëjtin mbiemër, autori dhe shënjestra nuk kanë asnjë lidhje gjaku, por dyshohet se i riu është përdorur si vrasës me pagesë. Shefi i Policisë Mentor Hasanaj kanë deklaruar se nuk kanë konflikte, por hetimet u fokusuan në një sherr të vjetër pronësie. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe verzan bajrakurtaj arrestohet ilirjan hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe verzan bajrakurtaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Tetor 2020, 16:45

SHKODËR– Niko Brahimaj është larguar nga Drejtoria Policisë vendore të Qarkut Shkodër. Pas më shumë se një viti në drejtimin e kësaj policie, vetëm n...

Aktualitet 15 Tetor 2020, 15:30

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme,...