Sport

Reja: Na u mohua një penallti, dua 6 pikë në dy ndeshjet e mbetura

14 Tetor 2020, 21:00 Nga DOSJA
Reja: Na u mohua një penallti, dua 6 pikë në dy ndeshjet e

LITUANI – Barazimi në Lituani pa gola, ashtu si edhe ndaj Kazakistanit, po e kthen në problematikë golin për skuadrën tonë. Edhe pse për këto dy ndeshje mungonin tre sulmuesit, që dikur mbanin formacionin të padiskutueshëm, si Cikalleshi, Balaj dhe Sadiku, trajneri italian Edi Reja kishte shumë besim, se të rinjtë do të arrinin të zgjidhnin këtë situatë delikate. Një gjë e tillë nuk ndodhi, as në Lituani, pavarësisht se rastet e krijuara ishin të shumta.

“Le të themi që me vjen keq, se mundësitë i kishim. Kishte edhe një penallti neto në favorin tonë, dukej sikur lojtari ishte portier, se e kishte krahun e hapur. Nuk mund të kërkoj justifikim, ndeshje si kjo duhej fituar. Trashi kishte një top para portierit në minutat e fundit. Ne krijojmë shumë raste, nuk arrijmë të konkretizojmë punën që bëjmë,” – tha italiani pas ndeshjes.

Sa i përket shpresave për të mbyllur këtë fazë të Ligës së Kombeve në krye të grupit, Reja ka shtuar: “Nuk kemi kompromentuar asgjë, kemi dy ndeshje në shtëpi dhe të mos gabojmë. Duhet të fitojmë e bindim, atë që nuk kemi bërë në këto ndeshje. Janë rezultate që nuk më kënaqin, jemi të keqardhur, me raste luan keq dhe me një gjuajtje fiton. Ne nuk na ndodhi. Të shohim në nëntor ndeshjet në shtëpi, duke u munduar të marrim rezultatin. Ne kemi mundësitë tona, do të mundohemi të bëjmë maksimumin e mundshëm”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi reja kombetarja kuqezinjtë lituania edi reja kombetarja kuqezinjtë lituania

Sondazh

Poll

Sport 14 Tetor 2020, 21:13

Kryeministri Hoti uron Kosovën

KOSOVA – Për pikën e marrë në Greqi nga kombëtarja e Dardanëve, ka reaguar i pari, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Sigurisht që kjo ndeshje ishte e një s...

Sport 14 Tetor 2020, 14:50

ITALI-Ballist Morina ka kujtuar sërish mbrëmjen e çmendur të Beogradit, atje ku droni me simbolet shqiptare fluturoi në stadium. Pikërisht në vendin ku s...