Aktualitet

15 Tetor 2020, 15:30 Nga DOSJA

VLORË– Ermal Ngucaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, prej katër ditësh rezulton i zhdukur dhe nuk ka pasur kontakte me familjarët e tij. Pasditen e sotme, familjarët e të riut, kanë dhënë alarmin për zhdukjen e tij, duke hedhur gjithashtu dyshime mbi faktin se Ngucaj mund të jetë rrëmbyer.

Blutë e Vlorës janë vënë në lëvizje për të kërkuar të riun dhe ajo që kanë gjetur janë vetëm rrobat dhe makina e Ngucaj, në Mavrovë. Nuk dihet ende se me kë e ka bërë udhëtimin e fundit me makinë Ermal Ngucaj, ndërkohë që fakti që rrobat e tij janë gjetur brenda mjetit, shtojnë dyshimet për një vrasje.

Prindërit e 40-vjecarit të humbur në Vlorë, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj kanë rrëfyer se janë të bindur se Ermal Ngucajn e kanë rrëmbyer. Në një intervistë për Fax News, ata shprehen se pas shtatë muajsh qëndrimi në Itali, prisnin që në Vlorë të shkonte e t’i merrte 40-vjeçari, por janë përballur me një pritje të gjatë. Ermali nuk ka shkuar dhe ata janë detyruar të kthehen me një tjetër mjet. Ndër të tjera, Fejzi dhe Mjaftime Ngucaj shprehen se kanë pritur me idenë se ai do të kthehej, por të nesërmen kanë dalë të kërkojnë vetë. Një djalë i ka dërguar tek makina dhe brenda saj kanë gjetur rrobat e djalit dhe atletet, por Ermali nuk dukej gjëkundi. Telefonatën e fundit, 40-vjeçari e kishte kryer me të shoqen, të cilës i kishte thënë se kishte ngatërruar rrugë. Prindërit hedhin dyshime mbi miqtë e të birit, që i quajnë të ligj.

Ermal Ngucaj është një personazh i njohur për blutë e Vlorës, pasi ka precedentë kriminalë. 40-vjeçari kishte vetëm një vit që kishte lënë qelinë e burgut, ndërkohë që ende nuk janë zbardhur detaje mbi të shkuarën e të zhdukurit dhe përfshirjen e tij në ndonjë ngjarje kriminale.

Ngjarja për të cilën Ngucja ka bërë burg, ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.  Ai u përfshi në një përplasje mes një 19-vjeçari dhe pronarit të një guroreje. I riu Paulo Durmishaj, u përplas qëllimisht me makinë nga Ngucaj, i cili punonte si roja i një firme intertesh. Pikërisht me këtë firmë familja e 19-vjeçarit ishin në konflikt prej vitesh. Në atë kohë, Durmishaj pretendonte se 40-vjeçari e kishte ndjekur me një mjet “Benz” me ngjyrë të bardhë, duke shtuar se ndoshta pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur. Ngucaj u arrestua dhe pak kohë më parë la qelinë. Sot, rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë zhurmë për të.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj ermal ngucaj zhduket ermal ngucaj

Sondazh

Poll