‘Shoqja i kishte zgjidhur duart e këmbët atë natë’/ Përdhunimi i 13- vjeçares në Pogradec, rrëfimi prekës i nënës
15 Tetor 2020, 15:19Nga DOSJA
Përdhunimi i 13- vjeçares në Vërdovë të Pogradecit tronditi gjithë opinionin publik në muajin shtator. Blerim Bizgjoni përdhunoi në mënyrë të përsëritur 13- vjeçaren në Vërdovë të Pogradecit, të cilën e kishte strehuar në shtëpi si shoqen e vajzës me mirëbesimin e prindërve të saj, të cilët nuk kishin mundësi ta shkollonin. Ka qenë vetë vajza e mitur e cila ka arrestuar 46-vjeçarin dhe dyshimet më të mëdha ishin se ai donte ta trafikonte jashtë vendit.
Mamaja e vajzës në një intervistë nga gazetarja e “Shqipëria Live” ka rrëfyer se e kuptonte që vajza nuk ishte mirë edhe pse ajo nuk i tregonte gjë. Ajo shprehej se atje e kishin lënë vajzën me mirëbesim që të mund të shkollohej.
“Ka qëndruar 1 vit atje, unë kam motrën në Kalivaç dhe ai e kishte marrë në punë. Erdhi në shtëpi e respektuam e qerasëm. Ajo ishte e shqetësuar, por nuk e tregonte, më thoshte mami jam mirë. I lutesha vajzës të më tregonte, më tha se pse nuk më ndihmuat kur kisha nevojë për ndihmë, shoqja i thoshte që çfarë i keni bërë babait, por ajo kishte frikë të tregonte. Shoqja i kishte zgjidhur duart e këmbët atë natë. Ajo është në Korçë, kam një muaj që nuk kam komunikuar. Atij nuk do t’ia falim, na preu në besë. Ai na tha që donte ta fejonte me djalin e xhaxhait të tij. Ai i bleu veshje, boks, por pasi ndodhi denoncimi na i morën. Djali na tha që vajza të mbaronte shkollën e më pas ta merrte në Greqi. Ne nuk ishim dakord që vajza të fejohej, duhej të mbaronte klasën e 9-të ai ishte djalë i mirë ishte punëtor”, tha nëna e saj.
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se kryeministri Ed iRama io ka kandidatët nga krimi i organizuar. Referuar fjalë...
TIRANE– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom.Mbledhja është zhvilluar në prani të...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë tërhiqet nga vendimi, pas hapjes se garës për të zëvendësuar kreun e Këshillit të Prokurorisë, Gent Ibrahimin dhe Sandër...
SHQIPËRI– 439 të vdekur, 5909 të infektuar aktivë dhe 9864 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shë...
ITALI– Ditën e djeshme Ambasada e Shqipërisë në Romë bëri të ditur se Zyra Konsullore do të mbyllej sot pasi një pjestar i stafit rezultoi pozitiv me koronaviru...
TIRANE– Ditën e sotme ka filluar puna për organizimin e Panairit të Librit Online. Lajmi është bërë e ditur nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.Përmes një njoftim...
BERAT– Raste të reja infektimesh ka pasur ditën e sotme në qytetin e Beratit. Kështu brenda kopshtit ’10 Korriku’ kanë rezultuar pozitive me koronav...
TIRANË– Eduard Ndocaj, i është nënshtruar një operacioni, pasi ka pasur një komplikacion me shëndetin e tij. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Ndocaj në një...