Aktualitet

Rekord në Shqipëri/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve, 257 raste të reja me COVID-19 dhe pesë viktima, shkon në 439

15 Tetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Rekord në Shqipëri/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve,

SHQIPËRI– 439 të vdekur, 5909 të infektuar aktivë dhe 9864 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë raportimit zyrtar për 24 orët e fundit, bëri me dije se pesë persona të tjerë kanë ndërruar jetë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 439 në total. Një 65-vjeçar nga Kavaja, një 75-vjeçar nga Elbasani dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 70-vjeçare, një 71-vjeçar, një 77-vjeçare kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk i kanë mbijetuar dot infektimit me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një ‘rekord i zi’ i të infektuarve në vendin tonë. Nga 1398 testime kanë rezultuar 257 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 83 raste në Tiranë, 29 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 14 në Korçë, 12 në Berat, 11 në Elbasan, 8 në Mirditë, 7 në Lushnje, 6 në Tropojë, nga 4 raste në Lezhë, Librazhd, Kuçovë, 3 në Kukës, Kavajë nga 2 raste në Has, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Ura-Vajgurore, Divjakë, nga 1 rast në Krujë, Devoll, Kamëz, Mat, Tepelenë, Dibër, Prrenjas, Roskovec, Memaliaj dhe Gramsh.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 249 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9864 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar. Përdorimi i barrierës mbrojtëse duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese. Ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5-2 m dhe higjienën e duarve. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (15 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 257
Të shëruar ne 24 orë 102
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1398
Testime totale 103,402
Raste pozitive 16212
Raste të shëruara 9864
Raste Aktive 5909
Humbje jete 439

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2935
Durrës 620
Shkodër 439
Korçë 329
Fier 336
Lezhë 299
Elbasan 257
Vlorë 210
Berat 174
Kukës 167
Dibër 78
Gjirokastër 65

(f.m/dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll