Aktualitet

“S’kemi nevojë për farsë”/ Bardha-Ramës: Ty t’i zgjedh krimi kandidatët, normal, s’të duhen zgjedhjet

15 Tetor 2020, 15:19 Nga DOSJA
“S’kemi nevojë për farsë”/ Bardha-Ramës:

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se kryeministri Ed iRama io ka kandidatët nga krimi i organizuar. Referuar fjalëve të Ramës se nuk ka nevojë përzgjedhje brenda partisë, gjë që e cilësoi edhe farsë, Bardhi shprehet se ai është i frikësuar, dhe se për këtë arsye nuk i bën zgjedhjet brenda partisë. 

“Edi Rama i frikësuari i madh nga zgjedhjet brenda partisë së tij qenka marrë sot me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Ekzaktësisht i njëjti kryetar partie, që për të mbajtur Dakon me shokë në kryesinë e PS, anulloi zgjedhjet për organet drejtuese në partinë e tij. I njëjti që tallet me procesin e përzgjedhjes së deputetëve në partinë e tij duke i trajtuar ata si porte e aeropote në 3D. Nuk ka shqiptar që nuk e di, që Edi Rama përzgjedhjen e kandidatëve në Partinë e tij e bën në bashkëpunim me krimin e organizuar. Kush e ka harruar, me poshtë gjen një provë të qartë që e ka dëgjuar e gjithë bota!”- shkruan Bardhi.

Në një konferencë për gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se PS-ja fton të rinjtë që t’i bashkohen për zgjedhjet e 25 prillit dhe shtoi se vulën kandidatëve të tij ua vë populli. Rama u shpreh gjithashtu se ai nuk ka nevojë që të bëjë zgjedhje farsë, brenda partisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gazmend bardhi edi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll