Aktualitet

Kuvendi tërhiqet nga vendimi për shpalljen e dy vendeve vakante për KLP/ Edhe KLGJ ‘kalon’ kohëzgjatjen e anëtarëve (P

15 Tetor 2020, 15:04 Nga DOSJA
Kuvendi tërhiqet nga vendimi për shpalljen e dy vendeve vakante

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë tërhiqet nga vendimi, pas hapjes se garës për të zëvendësuar kreun e Këshillit të Prokurorisë, Gent Ibrahimin dhe Sandër Beçin në KLP. Shkak është bërë vendimi i KLP për shtyrjen e mandatit për Ibrahimin dhe Beçit, të cilëve u mbaron mandati më 18 dhjetor 2021. Sipas KLP-së, duhet të merret për bazë data e konstitumit të institucionit të KLP më 19 dhjetor 2018, jo ajo e përllogaritur nga Kuvendi.

Parlamenti ka nisur të llogarisë ditën kur Beçi dhe Ibrahimi janë zgjedhur në muajin shkurt 2018, ditë kur janë zgjedhur nga deputetët në sallë. Të njëjtën gjë pritet që sot ta shqyrtojë edhe KLGJ, pasi parlamenti ka hapur garën edhe për zëvendesimim e dy anëtarëve të saj.

Në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, dy anëtarëve që u mbaron mandati sipas Kuvendit janë Erjon Muharremi e Maksim Qoku. Edhe KLGJ, njësoj si KLP, ka përllogaritur se mandatet e gjyqtarëve Muharremi e Qoku mbarojnë me 12.12.2021. Kështu që Kuvendi do të anulojnë edhe garën për KLGJ.

“Sot, në datën 15.10.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi problematikën e krijuar pas shpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 08.10.2020, të thirrjes për aplikim për vendet vakante për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këto kushte, me qëllim sqarimin dhe saktësimin e situatës juridike të krijuar nga kjo nismë, Këshilli miratoi një shtesë në vendimin nr.5, datë 20.12.2018, duke përcaktuar se mandati i anëtarëve të Këshillit që shërbejnë me mandat 3 vjeçar përfundon në datën 12.12.2021, ndërsa mandati i anëtarëve që shërbejnë me mandat 5 vjeçar përfundon në datën 12.12.2023,”- thuhet në njoftimin e KLGJ.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klgj klp kuvendi perplasja kuvend-klgj perplasja kuvend-klp klgj klp kuvendi perplasja kuvend-klgj perplasja kuvend-klp

Sondazh

Poll