Aktualitet

U mbyll pasi punonjësi rezultoi me COVID, Ambasada Shqiptare në Itali tregon se kur rinisin shërbimet

15 Tetor 2020, 14:50 Nga DOSJA
U mbyll pasi punonjësi rezultoi me COVID, Ambasada Shqiptare në Itali

ITALI– Ditën e djeshme Ambasada e Shqipërisë në Romë bëri të ditur se Zyra Konsullore do të mbyllej sot pasi një pjestar i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus.

Puna në ambasadë u pezullua mirëpo pritet që të rinisë ditën e nesërme, me 16 tetor.

Nga ora 08:00 deri më 20:00, ambasada do të jetë e hapur për të githë personat që kërkojnë shërbime apo informacione të ndryshme.

Shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjenizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit. Ata që nuk mundën të zhvillonin takimin e lënë një ditë më parë, do të rikontaktohen nga punoënjësit e institucionit për të lënë një datë tjetër takimi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada shqiptare ne itali ambasada shqiptare ne itali

Sondazh

Poll