Aktualitet

Masë disiplinore ndaj Zani Çaushit në burgun e Drenovës, Gjykata e Korçës shfuqizon vendimin. Nuk dihet ç’ka ndodhu

15 Tetor 2020, 14:01 Nga DOSJA
Masë disiplinore ndaj Zani Çaushit në burgun e Drenovës,

KORÇË– Gjykata e Korçës ka zhvilluar seancën duke ndryshuar edhe masën disiplinore ndaj Zani Çaushit. Gjatë gjyqit të zhvilluar dy ditë më parë, për Zani Çaushin ndryshoi vendimi i marrë nga Këshilli Disiplinor për arsye që ende nuk dihen. Nga ana tjetër Zani Çaushi është në pritje edhe të një seance tjetër për llogaritjen e ditëve të paraburgimit.

Masa disiplinore është marrë në datën 03.04.2020, ndërsa nuk bëhet e ditur për çfarë është marrë kjo masë. Ndërkohë Caushi është në një proces gjyqësor pasi pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në paraburg dhe kërkon një rillogaritje të tyre. Kjo pasi sipas Çaushit, ai ka bërë deri më tani 31 vite burg dhe jo 25, ashtu siç dhe i njihen në shtet.

Kush është Zani Çaushi? 

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masa disiplinore ndaj zani çaushit zani caushi masa disiplinore ndaj zani çaushit zani caushi

Sondazh

Poll