Aktualitet

Infektohet shkolla “Emin Duraku” në Tiranë, pesë mësues dhe tre punonjëse dalin me Covid-19

15 Tetor 2020, 14:09 Nga DOSJA
Infektohet shkolla “Emin Duraku” në Tiranë, pesë

TIRANË– Pesë mësuesve dhe tre punonjëse të shkollës “Emin Duraku” në Tiranë, kanë dalë pozitiv me Covid-19. Mësohet se mësueset kishin shfaqur simptoma të koronavirusit dhe se për këtë arsye u janë nënshktruar testeve. Pasi kanë marrë përgjigjen, të tetë të infektuarit, janë futur në karantinë, bashkë me 29 mësues të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me të infektuarit. 

Të karantinuarit, janë zëvendësuar me të tjetër punonjës dhe mësimi vazhdon në këtë shkollë. Përsa u përket nxënësve, nuk dimë të themi nëse ndonjë prej tyre ka shfaqur simptoma, por ISHP-ja ka nisur hetimin epidemiologjik.

Ndërkohë, sot numri i infektimeve ditore ka shënuar një rekord, me 257 të tillë. Pesë persona humbën jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i viktimave ka shkuar në 439 në total.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emin duraku infektimet ne shkollen emin duraku emin duraku infektimet ne shkollen emin duraku

Sondazh

Poll